leoni

Chris Murphy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Chris Murphy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Kris Marfi. Në komunikatën e zyrës së kryeministrit, thuhet  se Albin  Kurti dhe  senatori amerikan kanë diskutuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së  Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së. Gjatë kësaj telefonate ata folën për marrëdhëniet e veçanta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për progresin e vazhdueshëm demokratik të Kosovës. U diskutua edhe për takimin e 27 shkurtit, në Bruksel, nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kritikon LDK-në: Frika për të marrë vendime e ka lënë Kosovën prapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, duke …