Thellohet bashkëpunimi me Qatar Charity për hapjen e puseve për ujë të pijes  për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin Sylë Dukolli, ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës Qatar Charity, z. Ahmad Al Ashal, me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuan  për ecurinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Malishevës dhe organizatës Qatar Charity, me seli në Kosovë. Kryetari Kastrati u shpreh tejet mirënjohës ndaj organizatës në fjalë, me të cilën tashmë veç ekziston një bashkëpunim konkret, përmes firmosjes së një Memorandumi të Bashkëpunimit, që është nënshkruar muaj më parë nga kryetari Kastrati dhe drejtori i organizatës Qatar Charity, zyra në Kosovë, z. Esam Dabab, ku parashihet hapja e puseve për ujë të pijes, për familjet të cilat janë në kushte të rënda ekonomike e sociale në territorin e Komunës së Malishevës. Kryetari Kastrati ka thënë se edhe ky Memorandum është vazhdimësi e marrëveshjes bazë, por që thellon edhe më tej bashkëpunimin me organizatën Qatar Charity, në funksion të furnizimit me ujë të pijes për qytetarët malishevas. Edhe menaxheri i programeve pranë kësaj organizate, Ahmed Al Ashal, ka falënderuar kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka theksuar se shumë shpejt bashkëpunimi ynë do të zgjerohet edhe në disa fusha tjera, si shëndetësi, bujqësi, etj, gjithnjë përmes projekteve konkrete dhe me interes për qytetarët e Komunën së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …