Komuna e Vitisë po shënon Epopenë e UÇK-së

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë, policisë, FSK-së, partive politike, familjeve të dëshmorëve, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, ish të burgosurit politik dhe të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule duke nderuar dëshmorët e lirisë, në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu, sot dhe nesër do të jetë e hapur ekspozita “Epopeja e UÇK-së”, në hollin e Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në shenjë nderimi dhe lavdie ndaj familjes Jashari dhe luftës së shenjtë të UÇK-së. Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Vitisë.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …