Brickos

30 fermerë vitias përfituan makina spërkatëse

Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrahë fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast, është bërë shpërndarja e 30 spërkatëseve me sasi 45 Litra për fermerët vitias. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues. Kryetari Haliti, tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna e Vitisë nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre. Drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se përfitues të këtyre spërkatëseve janë kryesisht fermerët të cilët merren me perimkulturë dhe pemë, ndërsa theksoi se ky projekt është i vitit të kaluar, por edhe këtë vit do të vazhdojmë me përkrahjen e bujqve vitias.  Në anën tjetër, fermerët janë shprehur shumë të kënaqur me ndihmën e vazhdueshme nga institucionet komunale të Vitisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …