leoni

William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

Viliam Voker: Jam shumë i zhgënjyer që Amerika po e mbështet BE-në për propozimin evropian, lidhur me të ardhmen e Kosovës

Miku më i dashur dhe më i vyer  i shqiptarëve, diplomati i mirënjohur amerikan, William Walker, shprehet i bindur se BE-ja dhe Amerika  po e shtyjnë Kosovën në drejtimin e gabuar.  Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha Voker për mediet. Nuk mund ta pranoj këtë plan ku po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë të drejta, madje kanë edhe ulëse të siguruara në Kuvend. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtimin  gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës. Në këtë marrëveshje askund nuk shkruan që Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj dhe kjo është shumë zhgënjyese. Çështja e pavarësisë duhet të jetë prioritet, e më pas duhet të diskutohet për pikat e tjera. Unë e kuptoj mirë që Kryeministri Kurti është para një presioni të madh por e porosis që ta durojë presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet sesa po bashkohet Kosova, u  shpreh i zhgënjyer, qytetari i nderit të Reçakut, Viliam Voker.  Në takimin e fundit në Bruksel, Kryeministri Kurti shprehur gatishmërinë e tij  për ta nënshkruar propozimin e Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …