Gresa Krasniqi, bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka uruar 7 Marsin me një fjalim të babait të saj në Gjykatën Speciale, në Hagë

Gresa Krasniqi, bija  e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit  me një fjalim të babait të saj, që e ka mbajtur  në Gjykatën Speciale,  në Hagë. Në një video të shkurtër të shpërndarë nga Gresa Krasniqi në Facebook, ai dëgjohet duke folur se si është arsimuar për të qenë mësues, por se është detyruar që të luftojë kundër Serbisë. Unë jam intelektual, jam arsimuar për me qenë mësimdhënës por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë”, ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij në Hagë. Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, Salih Mustafën, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn e Pjetër Shalën ndodhen në burgun e Gjykatës Speciale në  Hagë, të akuzuar gjoja për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …