Ismail Syla, ish-këshilltar i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka deklaruar se publicisti, Veton Surroi, me librin e tij “Këmbët e Gjarprit”, ka sulmuar barbarisht Drenicën. I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Syla ka thënë se libri i Surroit, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70-vjeçarin e fundit”. Ai në librin e tij, tri personalitetet më të rëndësishme të UÇK-së që janë nga Drenica, i fyen dhe i konsideron si qenie nën njerëzore, ka thënë Syla. Surroi nuk është i pa ditur që Hashim Thaçin ta quajë si një person nga Malisheva, kjo është fyerja më e madhe, fyerja e dytë është biçikleta e Jakup Krasniqit, ndërsa për Azem Sylën e ka një shkrim më të shëmtuar dhe më barbar të mundshëm. Veton Surroi mund të mendojë të asgjësojë këtë trinom në librin e tij, dhe përpiqet që t’i eliminojë dhe të tregojë se në çfarë liderë dhe profile ka rënë fati i Kosovës. Ismail Syla tha se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Azem Syla, për fatin tonë, e kanë lëvizur pozitivisht pozicionin e Kosovës 1000 herë më mirë se sa Veton Rexhai Surroi.
