Rahoveci po bëhet me Shesh

Sot filloi ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit, projekt i cili do t’i japë pamje tjetër qytetit. Sheshi ka 3 hektarë sipërfaqe dhe do të përmbajë:

–  Qendrën e sheshit – në formë rrethore; të përshtatshme për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe të aktiviteteve të ndryshme.

–  Treg ditor modern të mbyllur.

– Parking nëntokësor me sipërfaqe 4850 m2, që do t’i japë zgjidhje problemit të parkingjeve.

– Parking mbitokësor.

– Shteg të gjelbër.

– Shteg për biçiklistë.

– Shteg për këmbësorë.

– Hapësira të gjelbra.

– Lokale afariste.

Të gjitha këto ndërlidhen me njëra-tjetrën, me qëllim që qasja e qytetarëve në të gjitha pjesët e sheshit të jetë më e lehtë. Vlera e projektit do të jetë 3,817,347.79 € dhe do të jetë investim nga Komuna e Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …