Përurohet parku më i ri në qytetin e Skenderajt

Është përuruar sot bashkë me fëmijët e qytetit të Skenderajt parku më i ri në Sheshin “Adem Jashari”, i cili përmban pjesën e gjelbërimit, këndin e lojërave dhe pushimoret. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe fëmijët bashkë me prindërit e tyre. Ky projekt është financuar nga buxheti i Komunës së Skenderajt dhe ka qenë premtim i Qeverisjes Nura, bashkë me projektin e fasadimit të objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Skenderajt.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 9 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Rama për ligjëratën e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda” thotë se është i indinjuar, dhe s’ka pasur as leje as koordinim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me mbajtjen e një aktiviteti  …