Kryetari Aliu po merr pjesë në punimet e Kongresit të NALAS-it në Turqi

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me kolegë, kryetarë e nënkryetarë të Komunave të Kosovës dhe drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, këto ditë po marrin pjesë në punimet e Kongresit të NALAS-it në Turqi, i cili u hap me fjalën e z. Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, ku mes temash tjera, po diskutohen edhe tema specifike si “Rezistenca e Pushtetit Vendor: Reagimi ndaj krizës – Mbështetja e solidaritetit, parandalimi dhe politikat në lidhje me fatkeqësitë natyrore/tërmetet” e “Kuadri i qeverisjes me shumë nivele – Forcimi i rolit të autoriteteve lokale në planifikimin e energjisë dhe klimës”, ku pata rastin që pjesëmarrësve të kongresit nga shtete të ndryshme, t’i drejtohen me fjalë rasti, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, rrjetëzimit e shkëmbimit të përvojave më të mira të autoriteteve lokale, për t’i përballuar sfidat potenciale në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë investime për Prishtinën.

Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuar znj. Carole Megevand, Menaxheren e Bankës Botërore …