Kryetari Aliu, në cilësinë e Kryetarit të AKK-së po merr pjesë në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, bashkë me nënkryetarin e Asociacionit, Imri Ahmeti dhe drejtorin ekzekutiv, Sazan Ibrahimi, kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në punimet e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, që po mbahet këto ditë në Strasburg, ku me fjalën e tyre u paraqitën z.Tiny Kox – President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe znj.Síofra O’Leary, Presidente e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e që në fokus ky kongres ka lokalizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, qëndrueshmërinë e qyteteve dhe rajoneve përballë krizave të shumta e strategjitë rajonale për mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …