Tri shkolla të Mesme të ulëta të komunës së Deçanit janë përfituese të një donacioni Italian nga JRD-C CIMIC

Tri shkolla të Mesme të ulëta të komunës së Deçanit, janë përfituese të një donacioni  Italian nga JRD-C CIMIC, si  SH.F.M.U  ,,Lan Selimi” Lumbardh,   ,,Faik Konica” Ratishi  dhe ,,Esad Mekuli’’ Maznik.  Në pranimin e këtij donacioni i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku, drejtor të shkollave dhe nxënës, të cilët e kanë mirëpritur këtë  donacion  me mjete   didaktik shkollor, lapsa, ndërresa sportive, topa futbolli, topa basketbollit, topa volejbolli dhe rrjeta.

Kryetari i komunës së Deçanit  z.Rasim Selmanaj, tha se ne vazhdimësi komuna e Deçanit ka bashkëpunim të mirë më KFOR-in dhe ky donacion për shkollat është i mirëseardhur andaj u jam falënderues tha kryetari Selmanaj.

Ndërsa Kol.Massimo Rinaldo, tha se ky donacion sado i vogël për nxënësit e këtyre tri shkollave ka vlerë,  sepse sporti është i rëndësishëm, sepse më të njërin ec më edukatën e nxënësve tha nderë të tjera Kol.Massimo Rinaldo .

Edhe drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku tha se tradita e bashkëpunimit duhet të vazhdoi edhe në të ardhmen jo vetme këto tri shkolla të përfitojnë por në të ardhmen donacione të tilla të përfitojnë edhe shkollat tjera të komunë së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …