Dëgjim publik në Skenderaj për shpronësim të pronave

Njoftohen qytetaret e Skenderajt tё Zonave Kadastrale Klinё e Epёrme, Klinё e Mesme, Klinё e Poshtme, Novosellё, Polac i Vjetёr, Polac i Ri, Kryshec dhe Llaushё; pronat e paluajtshme tё tё cilëve preken nga ndërtimi i Rrugës Rajonale Klinë e Epërme-Skenderaj-Polluzhё, se me 9 Qershor 2016 nё ora 10:30, nё Shtёpinё e Kulturёs “Hasan Prishtina” nё Skenderaj do tё mbahet Dёgjim Publik.

Dёgjimi Publik do tё mbahet lidhur me shpronësimin e pronave tё paluajtshme tё pronarëve dhe zotëruesve tё interesit, tё cilat preken nga ndërtimi i Rrugёs Rajonale R102 dhe janё pjesё e shpronёsimit.

Ky Dёgjim Publik vie pas Vendimit tё Qeverisё sё Kosovёs Nr. 02/87, tё datёs 13.05.2016 dhe organizohet nga Departamenti i Shpronёsimit i Ministrisё sё Mjedisit dhe Planifikimit Hapёsinor nё bashkёpunim me Komunёn e Skenderajt.

Nё Dёgjim Publik marrin pjesё edhe përfaqësues tё Ministrisё sё Infrastrukturës dhe Komunёs sё Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …