Kryetari Bahtiri ka mirëpritur në kabinetin e tij piktorët e mëdhenj të Shqipërisë

Në  kuadër të kolonisë mbarëkombëtare “Mitrovica Art Colony”,  në qytetin e Mitrovicës, gjegjësisht në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ku  morën pjesë artistët shqiptarë  si Buron Kaceli,  Abdullah  Gjongecaj,  Zaim Elezi  dhe shumë artistë të tjerë nga  Durrësi,  Tirana,  Tropoja,  dhe qytete tjera të Kosovës.

Kolonia e cila kishte  filluar më 30 maj, dhe artistët kryesisht pikturuan  në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”,   me motive të ndryshme dhe pjesë të lagjeve të qytetit, piktorët nga trevat shqiptare  pikturuan edhe  modele me veshje kombëtare.

I pari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, gjatë takimit  me piktorët shqiptar  Zaim Elezi,  Shefqet Abrazhda, dhe Abdullah Gjongecaj, të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, biseduan më gjerësisht në lidhje me të arriturat e tyre në fushën e artit  si dhe  për veprimtarinë e tyre artistike e cila nuk kufizohet vetëm ne Shqipëri por edhe në Kosovë dhe Evropë.

Të dy piktoret qe morën pjesë  gjatë këtij takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, janë piktor të njohur dhe  fitues të  disa çmimeve në ekspozita të ndryshme si ato brenda  dhe jashtë Shqipërisë,  duke mos i lënë anash as  ato mbarë kombëtare.

Mysafirët gjatë këtij takimi e falënderuan kryetarin Bahtiri, për mbështetjen që ju dha gjatë kësaj kolonie,  të cilët e ftuan kryetarin Bahtiri, që së bashku me një grup artistesh ti vizitojnë ata në vendet nga ata vijnë.

Ishte mëndim i përbashkët  që ky bashkëpunim i filluar vite më parë të rritet dhe të zhvillohet edhe më shumë, në mënyrë që arti në përgjithësi ta merr ndriçimin e merituar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …