Me moton “Po! Ti japim fund tuberkulozit”, u shënua Dita Botërore e Tuberkulozit në Viti

Me rastin e 24 marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në, ka zhvilluar sot aktivitete të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje. Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë fletushka rreth mënyrës së parandalimit, mjekimit dhe shërimit të sëmundjes së tuberkulozit. Këtë ekip e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti dhe drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli.  Poashtu, në shkollën “Mirali Sejdiu” në fshatin Gërmovë, është mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese rreth tuberkulozit.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …