leoni

Christopher Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi

Christopher Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë në Bujanoc se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi. Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit. Ai ka  theksuar se çështja e shqiptarëve në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”. Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. Ndërsa i pyetur nga gazetarët për letrën e kongresmenëve amerikanë të cilët pas takimit me politikanë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i kërkuan Sekretarit të Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, formimin e një komuniteti të komunave shqiptare, ambasadori tha se respekton atë që thonë kongresmenët, por një komunitet i tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …