Partia “Prava Montenegro” është treguar e gatshme ta tërheq mocionin e mosbesimit për Dritan Abazoviqin

Dritan Abazoviq: Nëse do të ketë radhë të re të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të dëshiroja që ato të mbaheshin në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka deklaruar se nëse do të ketë radhë të re  të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, do të dëshironte që ato të mbaheshin në Mal të Zi. Personalisht, do të doja të zgjeroja ofertën time, nëse ka raunde të reja të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, t’i mirëpres ata në Mal të Zi. Abazoviq sqaroi me këtë rast se ne  nuk jemi pjesë e dialogut, por personalisht, besoj që propozimi evropian është një zgjidhje e mirë që është fitore për Kosovën dhe Serbinë. Ajo është rruga që duhet të ndjek rajoni. Rruga e normalizimit është e duhura për rajonin si hap i parë, dhe në fund pasi të plotësohen kriteret, anëtarësimi në BE është qëllimi final i të gjithë rajonit”, tha Abazoviq. Takimi i fundit mes Kosovës e Serbisë u mbajt më 18 mars në Ohër të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …