Brickos

Lulzim Basha: Do të jem pjesë e fushatës në tërë Shqipërinë për zgjedhjet vendore, më 14 maj të këtij viti

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka deklaruar për mediet  se do të jetë pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet vendore, që pritet të mbahen  më 14 maj të këtij viti në Shqipëri. Ai bëri përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha për situatën në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Përgjegjës është ai që ka përçarë partinë, por unë  do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, tha Basha. Basha u pyet edhe lidhur me auditimin e publikuar nga Berisha sot dhe burimin e parave ruse. “Le të pyesë, Sali berisha  listën e të ftuarve në listën e tij familjare”, u shpreh Basha. Ndërkohë kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj njoftoi se partia do të garojë me kandidatët e vet në 16 bashki, ndërsa janë ende në diskutim kandidati për bashkinë e Bulqizës dhe Vaut të Dejës.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …