Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Marrëveshja mes kryeministrit, Kurti dhe kryetarit serb, Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit, e arritur në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme vendin.  “Kosova më nuk është e njëjtë. Sistemi juridiko-politik më nuk është njëjtë, tani do të kemi edhe një strukturë paralele, e cila është luftuar për vite që të zhbëhet. Do të jetë një strukturë paralele e komunitetit serb, përtej Asociacionit, ka deklaruar Limaj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dëmtuar rëndë shtetin tonë. Ky është Albini origjinal, jo ai që e keni parë në opozitë. E kam thënë edhe më parë se Albini nënshkruan krejt çka i kërkohet, ka thënë mes tjerash Fatmir Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …