Nisi largimi i kiosqeve e shtadeve të vjetra në Ferizaj, së shpejti hapet ankandi publik për kiosqe të reja

Paraditen e sotme, Inspektorati i Komunës së Ferizajt, duke vepruar sipas vendimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, pas studimit të fizibilitetit të kryer për vendosjen e objekteve të përkohshme komerciale në sheshin e qytetit, nisi sot, largimin e kiosqeve dhe shtadeve të deritanishme në sheshin e qytetit. Ky aksion, po shtrihet në gjithë zonën urbane, të përfshirë në kuadër të këtij studimi dhe si i tillë, do të pasohet me ankandin publik, ku të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të aplikojnë për të marr në shfrytëzim, kiosqet e reja, duke vepruar konform parashikimeve ligjore e të rregullativës komunale mbi këtë fushë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …