Ndërtimi i Lokaleve Afariste Zejtare në Rahovec, është në fazën përfundimtare të ndërtimit të vrazhdë

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Rahovec, njofton qytetarët për zhvillimet e punimeve në projektin “Ndërtimi i Lokaleve Afariste Zejtare në Rahovec”, i cili aktualisht është në fazën përfundimtare të ndërtimit të vrazhdë. Ky projekt përbëhet nga 8 lokale të cilat janë me dimensione nga 32m2 deri me 44m2. Projekti në fjalë është investim i Komunës së Rahovecit i cili ka vlerën 84,879.12€ dhe pritet të finalizohet brenda vitit 2023. Qëllimi i ndërtimit të këtyre lokaleve është që përmes investimeve publike të stimulohet rritja e zhvillimit ekonomik në komunën e Rahovecit.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …