Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë kanë mbajtur stërvitjen e quajtur, “Shpata e Artë 2023”

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë kanë mbajtur stërvitjen e quajtur, “Shpata e Artë 2023”

Forcat paqeruajtëse të  KFOR-it në Kosovë kanë mbajtur një stërvitje në kampin e Novosellës. Stërvitja e quajtur “Shpata e Artë 2023” kishte  për qëllim testimin e procedurave për dislokim të shpejtë të forcave për përballimin e çdo skenari të mundshëm krize. KFOR ka njoftuar se aktiviteti është zhvilluar për të testuar procedurat ndërmjet njësive të ndryshme shumëkombëshe që përbëjnë Forcën e Kosovës, të angazhuara për t’iu përgjigjur skenarëve të ndryshëm të simuluar. Përmes këtij lloj trajnimi, KFOR-i mban nivele të larta të gatishmërisë së njësive të tij duke vlerësuar masat e koordinimit të komandantëve të ndryshëm në nivele të ndryshme dhe duke përmirësuar dhe standardizuar procedurat e komandës dhe kontrollit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …