Brickos

Alice Taylor: Retorika e qeveritarëve anglezë kundër shqiptarëve, është e turpshme, ashtu si kur politikat e tyre të emigracionit

Alice Taylor: Retorika e qeveritarëve anglezë kundër shqiptarëve, është e turpshme, ashtu si kur politikat e tyre të emigracionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka biseduar me gazetaren  angleze, Alise Tejlor, e cila jeton në Tiranë prej 5 vitesh. Ndër të tjera, ai e ka falënderuar gazetaren për mbështetjen që i ka dhënë emigrantëve në Angli. Në pyetjen e kryeministrit drejtuar gazetares, Taylor se çfarë nuk shkon më konkretisht me Britaninë, ajo ka folur  hapur, duke thënë se nuk e bën krenare fakti që është britanike. Gazetarja ka theksuar se i vjen turp nga politikat britanike të emigracionit dhe mënyra si i trajtojnë të huajt. Retorika e qeveritarëve anglezë tyre kundër shqiptarëve, së pari, është e turpshme. Më vjen turp, kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit. Më vjen turp nga mënyra si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënës së tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka lindur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme. Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtë të kthejnë mbrapsht një qenie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje. Mendoj që është qesharake në momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak”, u shpreh Taylor.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …