leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: KEK-u ka përfituar materialisht nga asetet dhe resurset për interesa individuale dhe grupore të Vetëvendosjes

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka folur lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Ai ka thënë se menaxhmenti ka përfituar materialisht nga asetet dhe resurset e kësaj ndërmarrje për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje. Fatkeqësisht parim bazë i këtij menaxhmenti rezulton të jetë përfitimi material në mënyrë të organizuar në asestet dhe resurset e KEK’ut për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Kryeministrin Albin Kurti. Për të arritur synimet e veta, ky menaxhment me mbështetje të plotë deri në naivitet të Ministrisë së Ekonomisë, menaxhmenti i KEK-ut shfrytëzoi situatën e krizës globale për lojëra dhe tregtim të energjisë me ndërmarrje tregtare brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Shala. Duke shpallur me qindra miliona euro tendera njëburimorë, duke vonuar remontet e termocentrale deri në 40 mijë orë pune jashtë normativit teknik, shih bllokun A5, njejtë dhe me bllokun B2, si rezultat i keqmenaxhimit të procesit të prodhimit, shkaktohen defekte dhe pastaj angazhohen ekspertë të jashtëm ku paguhen 12 mijë euro në ditë. Deputeti Ferat Shala, sot në Kuvend,  ka drejtuar kritika edhe kundër Ministrisë së Ekonomisë, e cila i ka mbuluar veprimet e menaxhmentit të KEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …