Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka mbrojtur njeriun e vet të korruptuar, e jo prokurorin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush  Haradinaj, sot në Kuvendin e Kosovës  ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka mbrojtur njeriun e korruptuar e jo prokurorin. Ai gjatë seancës ku po diskutohej për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka theksuar se Kurti është shefi i të korruptuarve. Ai personalisht ka intervistuar anëtarë të bordit, ku ka interesa financiare është e pa mundur të intervistohet pa Albin Kurtin, ka thënë Haradinaj. Ju mund të thoni që Albin Kurti nuk është i korruptuar, por është shefi i të korruptuarve, pra është krijuesi i korrupsionit të modelit lidhje e shkurt. Ai ka shprehur mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar që dostat e tij janë të pakorruptuar. Kjo sjellje e tregon të gjithë kupolën e korrupsionit. Unë besoj shumë se këta njerëz e kanë një zor të madh. Ai  që vjen në këtë foltore dhe e  mbron të korruptuarin, e ka një zor të madh. Kryeministër bëhu me ligjin dhe me prokurorin, ka porositur,  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …