Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kryeministri Kurti jo vetëm se e mbron, Nagip Krasniqin, por sulmon edhe i shantazhon, prokurorët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, në debatin parlamentar për Korporatën Energjetike të Kosovës ka thënë se keqpërdorimet në sektorin e energjisë nuk kanë qenë të papritura. Konsideroj që tema për të cilën jemi mbledhur, përkundër këtij joserioziteti që po e tregoni, është e rëndësishme për qytetarët. Ka dyshime për keqpërdorime marramendëse, të cilat s’janë të papritura në sektorin e energjisë. Janë befasuese sjelljet e shumicës qeverisëse, sjelljet e kryeministrit në veçanti. Një kryeministër normal do të duhet të kërkojë shkarkimin imediat të bordit dhe kryeshefit pa e paragjykuar fajësinë e tij. Hera e parë që ndodh diçka e tillë. Pa opozitën, duke i ikur debatit fillimisht, jo vetëm se e mbron shokun e bashkëpartiakun e tij, të famshmin Nagip Krasniqi, por sulmon dhe shantazhon, duke i kërcënuar me emra prokurorët, ka nënvizuar, kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …