Kryetari Kastrati ka pritur në takim Mirjon Samadraxhen themeluesin e Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim të veçantë, bashkëvendësin, të talentuarin Mirjon Samadraxha, njëherit themeluesin e Klubit të Futbollit të të Amputuarve të Kosovës, që ditë më parë është pranuar në Federatën Evropiane të Futbollit të të Amputuarve – EAFF. Mirjonit kryetari Kastrati i shprehu gatishmërinë institucionale për ta përkrahur në këtë rrugëtim historik të zhvillimit të këtij sporti, me shpresë që sa më parë të nisin epokën e sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare.

May be an image of 6 people, people playing football, people playing soccer, sports equipment and ball

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …