Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas pranimit të një informate se i dyshuari F. H.,  i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë. Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore,  me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …