Peter Stano

Klisam Kadiu: Vihet re se Peter Stano nuk ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut

Këshilltari politik i Besnik Bislimit iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë  se Kosova ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Këshilltari Kadiu ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që ditë më parë prezantoi një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës, shkroi Kadiu. Ai tutje tha se zëdhënësi Peter Stano duhet ta ketë gatishmërinë e njëjtë, kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, duke përmendur votën kundër të Serbisë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka deklaruar  se roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …