Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka takuar sot nxënësit e shkëlqyer të klasave të pesta të shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Entuziazmi, vullneti dhe përkushtimi i tyre rreth shkollimit, si dhe interesimi rreth punës së institucioneve lokale, është mesazh i fuqishëm se Malishevës po i vije një gjeneratë e artë dhe me edukim cilësor. Për këtë, përzemërsisht u jam mirënjohës dhe falënderues prindërve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave të komunës së Malishevës, tha me këtë rast kryetari Kastrati.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
