Nesër nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2023 në Rahovec

Nesër nis Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2023 në Rahovec, një ngjarje e rëndësishme kulturore, që ka edhe përkrahjen e përvitshme të Komunës së Rahovecit. Festivali që mbahet në fshatin Dejnë, organizohet në kuadër të manifestimeve dhe përkujtimeve të  “Java e dëshmorëve”, nën përkujdesjen e Kryetarit të Rahovecit. Është një ngjarje që ngërthen vlerat kulturore dhe artistike të popullit tonë si dhe përkujton dhe nderon sakrificat monumentale të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Mirëseardhje secilit që i bashkohet edicionit të 21-të të festivalit, i cili hapet nesër nga ora 19:00!

 

Kontrolloni gjithashtu

Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e bujqësisë në Malishevë

Sot, Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin “Amaneti”, …