Fushata e Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit ka degraduar me shterjen e votuesve

Fushata e Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit ka degraduar me shterjen e votuesve

Ashtu si shumë qytete deri tani ku ka mbajtur takime me votuesit, edhe Kavaja duket sikur  e ka  braktisur Sali Berishën. Kjo po shihet më së miri nëpër  mitingje e përditshme  për zgjedhjet lokale të 14 majit, sa votues po marrin pjesë  në përkrahje të  “Rithemelimit” të PD-së. Në takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit Berisha-Meta në Kavajë, numri i pjesëmarrësve ishte shumë herë më i ulët se sa numri i atyre që morën dje në takimin e Ramës. Mitingu, ku mori pjesë vetë Sali Berisha ishte një dështim i plotë pasi pjesëmarrja e ulët tregonte braktisjen që demokratët i kanë bërë ish-kryeministrit. Madje Berisha nuk arriti dot të mblidhte njerëz, aq sa mbledh, Ervin Salianji.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …