Yuri Kim:

Ambasadorja, Yuri Kim, shprehu shqetësim për raportimet lidhur shitblerje vote, pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, shprehu shqetësim për raportimet për shitblerje vote, katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Ajo kërkoi që përballë këtyre raportimeve, autoritetet shqiptare të reagojnë. Të gjithë ata që kanë të drejtë vote, duhet të votojnë. Kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre. Nëse disa po thonë se po blejnë vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim. Këto deklarata të ambasadores Kim vijnë katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe në të njëjtën dikur kur policia shqiptare njoftoi se ka arrestuar një person, dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, për shkak se ata po diskutonin për shitblerje votash për një subjekt politik. Në videon e publikuar në media në Shqipëri, flitet për shuma deri në 15 mijë lekë (135 euro) për katër vota. Më 14 maj në Shqipëri votohet për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive dhe këshilltarët e rinj bashkiakë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …