15 vjet të Marrëdhënieve Diplomatike Gjermano-Kosovare – Street Show në Prishtinë

15 vjet të Marrëdhënieve Diplomatike Gjermano-Kosovare – Street Show në Prishtinë

 Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, së bashku me organizata dhe institucione të shumta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë do të organizojnë një “Street Show” të shtunën, më 20 maj 2023 nga ora 13:00 deri në orën 16:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”, “Street Show” do të jetë i hapur për publikun dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të na bashkangjiten për të festuar këtë partneritet të jashtëzakonshëm. Me këtë ngjarje do të prezantojmë një gamë të gjerë të aktiviteteve të organizatave tona partnere që ndër tjerash përshinë: GIZ-in, KfW-në, Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve Prizren (ITP), Goethe-Zentrum Prishtina, Shkëmbimin Akademik Gjerman (DAAD), Kontingjentin gjerman të KFOR-it/NALT-in, Diakonie Kosovën, Fondacionin Konrad Adenauer, Fondacionin Friedrich Ebert, Fondacionin Heinrich Boell, DVV Kosovën, HELP, ASB, Loyola Prizren dhe shumë të tjera. Partnerët do të prezantojnë një spektër të gjerë të veprimtarive të tyre, si dhe aktivitete të llojllojshme për fëmijë, “Kamionin e gjelbër”, kuize, çmime, material interactive, kafe, birrë, brecella, muzikë dhe shumëçka tjetër. Panairi do të hapet bashkërisht nga ambasador Joern Rohde dhe Kryeministri Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …