Pensionohet Drita Mazreku zyrtare e administratës komunale në Malishevë

Pas 41 vite pune, Drita Mazreku, zyrtare e administratës së përgjithshme komunale të Komunës së malishevës, sot u pensionua. Drejtori i Administratës së Përgjithshme të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, me këtë rast theksoi: ”Drita është shembulli i një punëtoreje për shërbimet e punës profesionale për qytetarët, shembulli i respektimit të plotë të bashkëpunimit me punëtorët e sektorit të administratës, familjare e devotshme,  prandaj çaste të këtilla të pensionimit si të Dritës, janë vlera të personaliteteve për të ardhmen”. Për kontributin që dha Drita, për punën zyrtare iu ndan mirënjohje dhe dhurata nga institucionet komunale dhe familja. Drita ishte edhe një këngëtare e valltare e dalluar e kohës. Në fund, Drita dhe familja falënderuan të gjithë të pranishmit si dhe bashkëpunëtorët me të cilët  ajo punoi plotë 41 vite.

 

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …