leoni

Kryesia e PDK-së shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë me aleatët strategjikë të vendit tonë

Kryesia e PDK-së shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë me aleatët strategjikë të vendit tonë

Partia Demokratike e Kosovës është e shqetësuar me zhvillimet e fundit që e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në mbledhjen e  Kryesisë së PDK-së, u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti. Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Mbrojtësi i Evropës 2023”. Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …