Mbledhja e V- të e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit, u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale,përfaqësues i SHIP, z. Adem Lushaj, zyrtar komunale.
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore,
-
Shqyrtimi i Strategjisë për zhvillim ekonomik të Komunës së Deçanit 2023-2027,
-
Shqyrtimi i Listës së aseteve komunale,
-
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Pavarur të NPL “ Higjiena” Sh.A,
-
Shqyrtimi i kërkesës së OLV të UÇK- së dega në Deçan për emërimin e Qendres Rinore në Deçan me emrin e veprimtares Fetnete Maxhun Ramosaj ,
-
Të ndryshme.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikat kaluan. U shqyrtua dhe miratua kërkesa për AMF-ën në Lumbardh. U formua komisioni për emërimin e rrugëve dhe shesheve në Komunën e Deçanit. Në të ndryshme janë diskutuar një sërë temash me rëndësi sa i përket punës së kuvendit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
