leoni

Zahrie Podrimqaku-Subashi: E ndjejë obligim moral dhe me dhimbje të përkujtoj masakrën në Poklek të Ri, më 31 maj 1998

Sot me 31 maj 2023, e ndiej për obligim moral dhe me dhimbje të përkujtoj masakrën në Poklek të Ri, më 31 maj 1998. 10 te masakruar, 9 nga të cilët figurojnë të zhdukur, kurse kufoma e Ardian Hazir Deliu është gjetur sepse e kishin harruar prapa shtëpisë.
E kryej këtë obligim sepse une Zahrie Podrimqaku jam personi i parë së bashku me Çerkin Berisha në emër të KMDLNJ-së Drenas, pas terheqjes se forcave policore serbe kemi ardhur menjëherë dhe kemi mbledhur informacionet per ketë masakër.
Pasi i kishin nxjerrë me dhunë familjarët, duke i ndarë gratë dhe fëmijët te cilet me dhunë i drejtuan ne drejtim te Vasileves, kurse burrat 10 prej tyre i masakruan. Pas plaçkitjes, shtepive u vunë zjarrin pothuajse te gjithave.
Pas masakres 9 nga 10 viktimat i morrën me vete dhe sot figurojne të zhdukur.
Me këtë rast dua të ngushëlloj familjarët e këtyre martirëve:
1 – Ardian Hazir Deliu 02.05.1980
2 – Ahmet Amrush Berisha 16.06.1954
3 – Blerim Brahim Shishani 12.10.1982
4 – Hajriz Ejup Hajdini 20.07.1950
5 – Muhamet Ejup Hajdini 11.12.1953
6 – Fidai Nazmi Berisha 01. 05.1980
7 – Ferat Halit Hoti 26.03.1959
8 – Sahit Musli Qorri 19.11.1941
9 – Sefer Brahim Qorri 12.03.1945
10- Ram Miran Asllani 10.02.1844
Dosja e kompletuar me 5 filma me foto dhe intervista te familjareve është dorëzuar nga unë me 8 qershor 1998, në KMDLNJ, PRISHTINË. Dita në të cilën jam arrestuar në zyrat e KMDLNJ-së Prishtinë, pas dorëzimit të këtyre materialeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …