Komuna e Suharekës organizon referendum me banorët e Dubravës

Ndërtimi i një xhamie në fshatin Dubravë të Komunës së Suharekës, që do të financohet nga një biznesmeni i këtij fshati, ka ngjallë mosmarrëveshje dhe mospajtime në mes të banorëve në fshatin Dubravë për shkak të lokacionit ( parcela 399-2) të caktuar nga kryesia e fshatit.   Disa nga banorët të pakënaqur me këtë lokacion  kanë kërkuar nga Komuna ndërrimin e lokacionit. Pas disa takimeve që Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, ka pasur me përfaqësues te fshatit, nuk kanë arritur të bëjnë zgjidhje për çështje të lokacionit ku do të ndërtohej xhamia, atëherë Komuna ka vendosur  që të mbahet referendum ku do të shprehet vullneti i qytetarëve. Kryetari Asllanaj, dje përmes një vendimi ka caktuar datën e mbajtjes së Referendumit, që është e diel ( 26.06.2016 ) dhe atë prej orës 07:00 deri 19:00. Kryetari Asllanaj, me këtë vendim ka obliguar Komisionin e formuar për këtë rast, drejtorinë për urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis dhe Zyrën për informim për të bërë sensibilizimin dhe përgatitjet për organizimin e Referendumit. Lidhur me organizimin e Referendumit, Komuna e Suharekës ka kontaktuar dhe ka njoftuar  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Komuna nga KQZ-ja  ka kërkuar mbështetje profesionale dhe teknike lidhur me organizimin e Referendumit.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …