Të paktën 112 palestinezë janë vrarë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i vitit 2023

Të paktën 112 palestinezë janë vrarë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i vitit 2023, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara transmeton Anadolu. Në një raport nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitar thuhet se forcat izraelite vranë 107 palestinezë në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit deri më 29 maj, ndërsa gjithsej 4.229 u plagosën. Kolonët fanatikë hebrenj kryen 409 sulme kundër palestinezëve me pesë të vrarë dhe 105 të plagosur, sipas raportit. Shtëpitë e 575 palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor u shkatërruan nga forcat izraelite. Gjatë kësaj periudhe, në territoret izraelite dhe palestineze janë vrarë 18 izraelitë dhe janë plagosur 111.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …