Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për shtendosjen e situatës në veri të vendit

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës. Finer ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin  e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri. “Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Finer gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb për marrjen e masave për qetësimin e gjendjes. Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …