Daniel Fried: Uashingtoni ka të drejtë të zemërohet me qeverinë-Kurti, pasi kjo është thyerja më e madhe në raportet e saj me Kosovën

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, thotë se situata e krijuar në veri të Kosovës i ka rrënjët tek mospranimi nga Serbia i realitet të pakthyeshëm të pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se përgjegjësia për vendimarrjen që çoi në incidentet e fundit rëndon mbi Kosovën. Zoti Fried, një diplomat karriere me një përvojë prej disa dekadash në Departamentin e Shtetit thotë se Uashingtoni ka të drejtë të jetë i zemëruar me qeverinë e Kosovës, pasi  qëndrimet e fundit të Shteteve të Bashkuara dëshmojnë për thyerjen më të madhe në raportet e saj me Kosovën. Në intervistën e tij ish-diplomati amerikan thotë se qeveria e Kosovës duhet ta pranojë se ka gabuar dhe duhet të tërhiqet. (Më shumë në intervista)

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …