Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Emisari amerikan, Gabriel Eskobar ka kërkuar nisjen urgjente të diskutimeve për krijimin e Asociacionit

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar ka kërkuar nisjen sa më të shpejt të diskutimeve për krijimin e Asociacionit. Ai ka deklaruar për BBC Radio se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet që t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht,  të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Për ne ka qenë e rëndësishme që të ndërtojmë besimin ndërmjet komuniteteve, përpara të gjithave dhe fatkeqësisht përpjekjet tona për tu koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura” ka thënë mes tjerash emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar. Ai ka shtuar më tutje se për tensionimin e gjendjes në pjesën veriore të Kosovës, fajin e kanë të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …