leoni

Organizohet aksioni i pastrimit “Drini rrjedh i lirë pa plastikë”

Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me Asociacionin PAMKOS, me rastin e 5 qershorit “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”, organizoi aksionin pastrimi “Drini rrjedh i lirë pa plastikë”, me pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Rahovecit, komunitetit lokal, shoqërisë civile dhe nivelit qendror. Aktiviteti i pastrimit do të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit dhe do të ndërgjegjësojë organizatat lokale dhe autoritetet vendore për rritjen e përpjekjeve për aksione pastrimi dhe veprime të tjera me qëllim rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin. Aksioni i pastrimit u zhvillua në kuadër të projektit BIODRINI, i cili realizohet nga Komuna e Rahovecit dhe Asociacioni PAMKOS në Kosovë dhe nga Qarku Kukës dhe URI nga ana e Shqipërisë.

May be an image of 9 people

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …