Krasniqi: 16 Qershori Dita më e rëndësishme në historinë e Komunës së Malishevës

Mbledhjen e katërt të rregullt të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së si dhe Martirëve të Luftës, e udhëhoqi kryesuesi, Ilaz Krasniqi. Krasniqi ndër të tjera theksoi. ”16 Qershori është dita më e rëndësishme në historinë  e komunës së Malishevës, sepse simbolizon fuqishëm Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve, prandaj në emër të anëtarëve të komitetit urojmë të gjithë çlirimtarët dhe kategoritë e  dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  që me sakrificën  sublime, dhanë jetën, gjymtyrët dhe gjakun për çlirim dhe lirinë e Kosovës, ne sot nderojmë dhe me përkushtim e punë lartësojmë misionin e dëshmorëve të të gjitha brezave, më qëllimin e vetëm që ta realizojmë detyrën para bashkëkombësve dhe atdheut ”.

 Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …