Dialogu Kosovë-Serbi

Senatorët amerikanë, demokratë e republikanë, u kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë për qetësim të situatës në veri të vendit

Senatorët amerikanë, demokratë e republikanë, u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për qetësim të situatës në veri të vendit. Përmes një deklaratë të përbashkët, senatorja Xhejn Shahin, kryetare e Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Kris Marfi,  Chris Van Hollen, Ben Cardin, Thom Tillis  e të tjerë kanë deklaruar se tensionet në pjesën veriore të Kosovës mund të dobësojë marrëdhëniet e vendeve me Amerikën. Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne përsërisim se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin amerikan për përpjekjet e Bashkimit Evropian, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar një rrugë përpara”, thuhet në deklaratë. Ata u kanë bërë thirrje vendeve që të punojnë me Bashkimin Evropian dhe Amerikën për gjetjen e zgjidhjes pa vonesa.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës do të ekzekutojë urdhërin për sjelljen e Sveçlës, Pacollit dhe Zybës në Gjykatë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, së bashku me deputetët Fitore Pacolli dhe Salih …