Fatos Tarifa: Kosova s’mund të bëjë asgjë pa ndërhyrjet e Amerikës dhe të BE-së, aleatëve të saj më të ngushtë

Ish-ambasadori i Shqipërisë, në Amerikë diplomati dhe sociologu i njohur, Fatos Tarifa thotë se Albin Kurti po kthehet në rrezik për të ardhmen e Kosovës. Edhe pse analogjia, si çdo analogji, nuk qëndron tërësisht, mund të thuhet se, ashtu si Israeli, Kosova është një krijesë e Amerikës dhe sovraniteti i saj garantohet pikërisht nga Amerika dhe nga NATO, pasi edhe ajo  është një krijesë amerikane.  Është naivitet, të themi më të paktën, por, në radhë të parë, është një papërgjegjësi e madhe t’u bësh karshillëk Uashingtonit dhe Brukselit, siç bën Albin Kurti” –  shkruan Tarifa në një opinion botuar në gazetën DITA.  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka të drejtë kur thotë se ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë dhe s’mund t’u dalësh kundër. Çështja sot nuk shtrohet nëse duhet ose jo Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të “ndërhyjnë në punët e brendshme” të Kosovës, siç bën Albin Kurti. Çështja shtrohet nëse Kosova mund bëjë dot pa ndërhyrjet e Amerikës dhe të BE-së, aleatëve të saj më të ngushtë” – shkruan Tarifa në DITA.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …