Ramush Haradinaj

Në rrugë për ta rrëzuar kryeministrin, Albin Kurti nga Qeveria, Ramush Haradinaj, tash për tash ka mbetur i vetëm

Në rrugë për ta rrëzuar kryeministrin, Albin  Kurti nga pushteti, Ramush Haradinaj, tash për tash ka mbetur i  vetëm. Mocionin e mosbesimit nuk e ka përkrahur asnjëra nga partitë opozitare.  Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se mocioni realizohet kur ka vota, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka vota të mjaftueshme. Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se kjo nuk është bërë në momentin e duhur. Këtë veprim, Haradinaj e ndërmori pas tensioneve në Veri dhe paralajmërimeve për vendosjen e sanksioneve. Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999.  E shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, Kryeministrin Albin Kurti.  Prandaj ai duhet të largohet menjëherë.  Çdo ditë e mbetjes së tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin… Është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës. Dhe fajtor për këtë është një njeri, dhe ky është,  Albin Kurti, ka saktësuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …