Avdullah Hoti: Kjo qeveri nuk ka rezon shtetëror, i ka ulur shpenzimet për mbrojtje 2 për qind sesa minimumi që kërkon NATO

Avdullah Hoti: Shpenzimet për mbrojtje janë ulur 2 për qind më shumë sesa minimumi që kërkon NATO

Ish-kryeministri i Kosovës njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvogëlimin e shpenzimeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai me fakte ka prezantuar sesi këto shpenzime janë ulur në 1.25 për qind për dallim që në vitin 2022 ishin 1.53 për qind. Hoti ka thënë se shpenzimet për mbrojtjet janë më të ulëta sesa kërkohet nga NATO prej 2 për qind. “Këta nuk janë për këtë punë. Këta nuk kanë rezon shtetëror. Këta janë të fokusuar vetëm në mashtrimin e opinionit. Ja fakti: e nxjerrin FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …