leoni

U realizua vizita e fundit monitoruese në terren që të shihen nga afër aktivitetet e realizuara deri më tani midis Komunës së Andrijevicës dhe Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj u takua sot, në përmbyllje të projektit nga fondet evropiane të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, midis Komunës së Andrijevicës dhe Komunës së Deçanit dhe Shoqatës Bjeshkatare Alpine “Shkëlzen Haradinaj”, si përfitues të grantit të projektit “Qendra turistike për ofertë më të mirë turistike në zonat malore më pak të favorizuara”. Me ekipin e projektit u realizua vizita e fundit monitoruese në terren, që të shihen nga afër aktivitetet e realizuara deri më tani. Ky projekt synon të zhvillojë turizmin malor të Komunës së Deçanit, si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik!

 

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdojnë diskutimet me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2026

Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe me qëllim të hartimit të projekt buxhetit …